Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U sekuestruan nga SPAK, pasuritë e Aurel Hoxhës jepen me qira, ja sa është çmimi ‘marramendës’
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka nxjerrë në tregun imobilar, pasuritë e Aurel Hoxhës, autorit që dyshohet se ka paguar për të vrarë Klevis Lleshin në Burrel. Vendimi është marrë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, e cila përmes një njoftimi në platformën sociale Facebook, ka publikuar edhe listën me pronat e Aurel Hoxhës që lëshohen me qira. Njoftimi i AAPSK: Jepet me qira njësi shërbimi në Tiranë. Gjendja: E investuar totalisht. Adresa:Rruga Myslym Shyri, Tiranë. Çmimi duke filluar nga: 380,000 Lekë/muaj. Aurel Hoxha porositi vrasjen e Klevis Lleshit, BKH “mësyn” në biznesin e tij! Ja çfarë u gjet Pasuria është nën administrim shtetëror. Të gjithë të interesuarit duhet të ndjekin procedurën zyrtare të aplikimit:...