‘Goditje’ për Berishën në Jug/ Ish-kryetarja e PD në Sarandë emërohet nënkryetare e Bashkisë

‘Goditje’ për Berishën në Jug/ Ish-kryetarja e PD në Sarandë emërohet nënkryetare e Bashkisë

Vijojnë largimet nga Partia Demokratike. Pas Elbasanit, lëvizje të reja shënohen edhe në Sarandë. Manjola Nikollo, ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë është emëruar si nënkryetare e bashkisë së qytetit bregdetar. Raportohet se emërimi i saj ka ndodhur ditën e djeshme. Emërimi i saj vjen në vazhdën e kalimeve të disa përfaqësuesve nga radhët e demokratëve drejt atyre të Partisë Socialiste.