Sejkot “kthehen” sërish në Konispol, libri dhe dokumentet arkivore mësime historie për brezat

Sejkot “kthehen” sërish në Konispol, libri dhe dokumentet arkivore mësime historie për brezat

Në kuadër të programit “Mësojmë nga e kaluara”, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), në bashkëpunim me Bashkinë e Konispolit dhe shkollën e bashkuar “Bido Sejko”, u mbajtën takimin e radhës të Klubit të Librit, përmes analizës së librit “Ringjallja e Sejkovëve” të autorit Ylli Polovina, mbështetur në dëshmi dhe dokumente arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit. Zv.kryetari i Bashkisë Konispol, Julian Lako, falënderoi AIDSSH për nismën dhe njoftoi angazhimin e bashkisë për ngritjen e dy ambienteve muzeale kushtuar periudhës së komunizmit. “Konispoli ka nevojë të tregojë të vërtetën për të kaluarën e vet, jo për ta harruar, por për ta kuptuar dhe për të ndërtuar të ardhmen”, tha ai. Anëtarët e Autoritetit, Gjergj Marku, Altin Hoxha dhe Skënder Vrioni, sollën në...