Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Avioni rrëzohet pak sekonda pas ngritjes nga pista dhe shpërthen në flakë, vdesin 2 persona (VIDEO)
Një aksident ajror ka ndodhur në aeroportin e Venezuelës. Aeroplani me dy motorë po ngrihej nga Aeroporti Paramillo në Táchira kur u rrëzua, pranë Parkut Kombëtar San Cristóbal, disa sekonda pas ngritjes. Mjeti fluturues shpërtheu dhunshëm në flakë pas përplasjes. Sipas informacioneve të deritanishme, dy persona kanë humbur jetën menjëherë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Gazeta lokale e lajmeve ‘El Nacional’ raportoi se viktimat ishin piloti Toni Bortone dhe Juan Maldonado. Piloti, i cili kishte më shumë se 30 vjet përvojë dhe 10,300 orë fluturimi, u përshkrua si një aviator i apasionuar që vinte nga një familje me përvojë të fortë në aviacion. Lidhur me shkaqet e aksidentit, raportohet se piloti ka humbur kontrollin e aeroplanit. Megjithatë, hetimet janë ende duke vazhduar. Lidhur me...