Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Politikë Paketa e Maleve/ Rama kritika kryebashkiakëve: Pse nuk keni dorëzuar hartat me zonat prioritare?
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Pushtetit Vendor, Ervin dhe ajo e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka mbledhur sot në takim të gjithë kryebashkiakët e Shqipërisë për të diskutuar mbi vijim e Paketës së Maleve, e miratuar në fillim të këtij viti dhe që synon nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në zonat malore të vendit. Rama ka kërkuar nga kryebashkiakët që të dorëzojnë sa më shpejt hartat e zonave prioritare duke i kritikuar për neglizhencë dhe duke lënë në pritje një numër të madh personash që kanë shpallur interesim për të investuar nëpërmjet Paketës së Maleve. “E pamë të udhës ta bëjmë këtë takim publik sepse ne besojmë që bëhet fjalë për një politikë nxitëse për të krijuar një platformë investimesh në territoret...