Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tentoi të vriste gjyshin, kapet në tentativë për tu arratisur për në Greqi
Policia e Kufirit në Korçë ka arrestuar një 35-vjeçar gjatë tentativës për t’u arratisur për në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim për një krim të rëndë në familje. Sipas Bluve të Korçës, shtetasi i ndaluar 20 ditë më parë kishte tentuar të vriste gjyshin e tij, duke e goditur disa herë me thikë. “Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim, është kapur nga shërbimet e Kufirit të Gjelbërt në PKK Kapshticë, në fshatin Vërnik, Devoll, shtetasin V. Sh. që po tentonte të kalonte kufirin, në kundërshtim me ligjin. Ndaj personit u ekzekutua urdhri i ndalimit që ka nxjerrë Prokuroria e Korçës për...