Del raporti i OSBE/ODIHR: Zgjedhjet e 11 Majit ishin të polarizuara! Pa mbikëqyrje fushata në rrjetet sociale

Del raporti i OSBE/ODIHR: Zgjedhjet e 11 Majit ishin të polarizuara! Pa mbikëqyrje fushata në rrjetet sociale

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve i OSBE/ODIHR publikoi raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke vlerësuar se procesi ishte konkurrues dhe i mirëmenaxhuar, por i zhvilluar në një mjedis shumë të polarizuar dhe me mungesë mundësish të barabarta mes kandidatëve. Raporti thekson se administrata zgjedhore e menaxhoi procesin në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, ndërsa votimi jashtë vendit, i aplikuar për herë të parë, u realizua me sukses pavarësisht sfidave organizative. OSBE/ODIHR thekson se kuadri ligjor ka mangësi të rëndësishme dhe kërkojnë të adresohen për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, ku përfshihet përmirësimi i administratës zgjedhore, transparenca e financimit të fushatës dhe garantimi e lirisë së medias. Këto mangësi, thekson raporti, tregon mungesën e vullnetit politik për reforma. “Kuadri ligjor ofron një bazë të...