Fshihej në Britani/ Akuzohet si ‘koka’ e trafikut të kokainës mes Shqipërisë dhe Italisë, arrestohet shtetasi shqiptar

Fshihej në Britani/ Akuzohet si ‘koka’ e trafikut të kokainës mes Shqipërisë dhe Italisë, arrestohet shtetasi shqiptar

Një shqiptar i arratisur në Britaninë e Madhe u arrestua për llogari të autoriteteve të drejtësisë në Itali. Mediat vendase bëjnë të ditur se shqiptari akuzohej si pjesë e një organizate narkotrafiku shqipfolëse, për të cilën ishin lëshuar dhe ekzekutuar disa urdhra arresti. Konkretisht grupi ishte i përfshirë kryesisht në trafikun e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Perugia. Gjithashtu operacioni u përqendrua në rajonin e Umbrias, kurse hetimet u shtrinë deri në Toskana. Përgjimet dhe hetimet me metoda proaktive çuan agjentët deri tek baza e organizatës, ku u gjetën sasi të konsiderueshme droge. Grupi në fjalë drejtonte edhe një biznes ‘të lulëzuar’ të shitjes me pakicë të kokainës pranë një ndërtese në periferi të Perugia. Ndërkohë Prokuroria aprovoi urdhrat e arrestit mbi bazën e provave dhe gjykata i miratoi....