Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Policia e Shtetit dhe Shoqata e Bankave nënshkruajnë memorandum për mbrojtjen e qytetarëve nga sulmet kibernetike
Memorandumi u nënshkrua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda dhe Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Bledar Shella. Akti, tregues i vullnetit të ndërsjellë të palëve, për të kontribuar me kuadër ligjor dhe ekspertizë teknike, te çeshtjet e përbashkëta të sigurisë kibernetike. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda nënvizoi gjatë fjalës së tij në ceremoninë e nënshkrimit, se bashkëpunime të tilla janë thelbësore për parandalimin e krimeve kibernetike, rritjen e kapaciteteve profesionale dhe ndërtimin e një mjedisi të besueshëm digjital. Ndërkaq, Presidenti i Shoqatës Shqiptare të Bankave, z. Bledar Shella theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi, duke u shprehur se siguria kibernetike është një...