Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rubio: Lëvizjet e Izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor e rrezikojnë marrëveshjen për Gazën
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka paralajmëruar Izraelin kundër aneksimit të Bregut të uzurpuar Perëndimor, duke thënë se hapat e ndërmarrë nga Parlamenti izraelit dhe dhuna e kolonëve po e rrezikojnë marrëveshjen e paqes për Rripin e Gazës. Ligjvënësit izraelitë votuan të mërkurën për t’i çuar përpara dy projektligje që synojnë aneksimin e Bregut Perëndimor, vetëm një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, e ndërmjetësoi një marrëveshje që synon t’i japë fund luftës dyvjeçare izraelite në Rripin e Gazës. “Mendoj se presidenti e ka bërë të qartë se kjo nuk është diçka që mund ta mbështesim tani për tani”, tha Rubio në lidhje me aneksimin, teksa u nis të mërkurën për një vizitë në Izrael. Lëvizjet për aneksim “janë kërcënuese për marrëveshjen e...