Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama kritika për ‘Paketën e Maleve’, kryeministri: Kryebashkiakët të mos vonojnë hartat e zonave ku do investohet
Kryeministri Edi Rama priti me kritika kryebashkiakët e vendit që nuk kanë dorëzuar hartat me zonat prioritare ku mund të zhvillohet Paketa e Maleve. Gjatë një takimi me ta, kreu i qeverisë u shpreh se drejtuesit e bashkive nuk mund të tregohen neglizhentë pasi qytetarët kanë treguar interes për të investuar. “Kjo vonesë është dekurajuese për ata që e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në proces prej disa muajsh nuk kanë marrë përgjigje. Kjo është e kundërta e frymës me të cilën u konceptua dhe u aprovua kjo paketë”, tha Rama. Me batuta, nuk toleroi as kryebashkiakët e djathtë, teksa kërkoi një task-forcë që do të piketojë zonat ku mund të investohet. “Edhe Memaliaj e Fushë Arrëzi që janë...