E rëndë në Korçë/ 16-vjeçari dhunon dhe kryen marrëdhënie me të miturën, të përfshirë edhe persona të tjerë

E rëndë në Korçë/ 16-vjeçari dhunon dhe kryen marrëdhënie me të miturën, të përfshirë edhe persona të tjerë

Një djalë 16-vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia nën akuzën e përdhunimit. Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 15 vjeçare, po nga qyteti i Korçës. Burimet kanë bërë me dije se e mitura 15-vjeçare prej disa ditësh bashkëjetonte me 16-vjeçarin, duke qenë në një lidhje me të. Për lidhjen ka qenë në dijeni edhe nëna e 15-vjeçares, e cila e ka lejuar këtë të fundit të bashkëjetojë me 16-vjeçarin për disa ditë. Në deklaratën në polici, e mitura fillimisht ka thënë se 16-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike, ndërsa më pas ka pretenduar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga ana e grupit hetimor, po bëhen ende hetime për të zbuluar më tej rreth kësaj ngjarje, pasi dyshohet...