Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk ngrihemi si popull”, Berisha paralajmëron protesta
Kryetari i opozitës ka paralajmëruar protesta pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për farsën e 11 majit. Në një konferencë nga selia blu, Berisha u shpreh se qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohet, ndaj u ka bërë thirrje qytetarëve të bëhen gati për protestat dhe qendresën e opozitës. “Qeverinë teknike nuk ta krijon kush nëse nuk imponove vetë. Shqiptarët nëse duan të votojnë të lirë të përgatiten për betejën tonë, protestën tonë për votën e lirë”, tha ai. Deklarata: Siç e shihni, shqiptarët bazuar në këtë raport, kanë detyrimin madhor të ngrihen për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ju konstatoni që parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit është parlamenti më armiqësor ndaj shqiptarëve në historinë 32-vjeçare. Është parlamenti që miratoi qeverinë dhe...