Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shtyhet për në 28 tetor seanca për Metën në Apel, shkak bojkoti i avokatëve
Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do bëhej shqyrtimi i kërkesës së ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, raporton se seanca u shty më 28 tetor, për shkak të bojkotit të avokatëve në rang kombëtar, që do të vijojë deri të premten e 28 tetorit. Gjykata pezulloi gjithashtu afatet e paraburgimit për kryetarin e Partisë së Lirisë. Sjellim ndërmend se edhe seanca e mëparshme u shty pas kërkesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani, i cili pretendoi se në njoftimin zyrtar të gjykatës nuk ishte specifikuar emri i gjyqtares që do të shqyrtonte çështjen. Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit të kaluar, pasi ndaj tij rëndojnë...