Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Posedonte drogë me qëllim shitje, arrestohet Jashar Çepele në Fier
Policia e Fierit ka arrestuar një person, i cili siguronte lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe e ndante në doza, me qëllim shitjen e tyre. Në kuadër të operacionit policor i koduar “Casus”, në pranga ka rënë 31-vjecari Jashar Çepele, banues në Roskovec. Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi me cilësinë e provës materiale 3.6 kg Cannabis, peshore që shërbente për ndarjen e saj, një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës dhe 2 celularë. Materialet procedural për këtë cështje iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.