Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti final, OSBE/ODIHR ‘jep notën’: Konkurruese, por të polarizuara

Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti final, OSBE/ODIHR ‘jep notën’: Konkurruese, por të polarizuara

TIRANË- Delegacioni i OSBE-ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri. Në raport thuhet se zgjedhjet ishin konkurruese, por u zhvilluan në një mjedis politik të polarizuar, pasi pjesëmarrësit nuk gëzonin kushte të barabarta. Raporti vlerëson se votimi nga jashtë, i prezantuar për herë të parë në këto zgjedhje, u u menaxhua mirë. Tensione, vonesa dhe ndërhyrje evidenton raporti, duke shtuar gjithashtu se kishte shumë akuza për presion mbi votuesit, veçanërisht punonjësit publikë. Sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale, sipas raportit ndalimi i TikTok-ut kufizoi mundësitë e disa kandidatëve për fushatë. Më tej, raporti vlerëson pozitivisht mekanizmin e të koordinimit midis institucioneve për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore. Po ashtu, edhe KQZ theksohet se e menaxhoi procesin në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Dita...