Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryeministri britanik: Ballkani vendi ku vendoset siguria e kontinentit
Kryeministri Starmer e cilëson Ballkanin Perëndimor vendin ku vendoset siguria e kontinentit. Në ditën e Samitit të Procesit të Berlinit Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj bandave të trafikantëve nga Ballkani. Britania e Madhe këtë vit është mikpritësja e Samitit të Procesit të Berlinit. Në Londër janë ftuar liderët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova. Ndërsa hapi të mërkurën, (22.10.) bisedimet me udhëheqësit ballkanikë në Londër, të cilat u përqendruan kryesisht në mënyrën si të përballohet sfida e migracionit, Kryeministri britanik Keir Starmer u shpreh për Ballkanin Perëndimor si “pika kritike” e Evropës, citon agjencia gjermane e lajmeve, dpa. Rajoni është përshkruar si udhëkryqi i Evropës, por është edhe vendi ku “siguria...