Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Zgjedhjet e 11 majit/ Raporti final, OSBE/ODIHR ‘jep notën’: Konkurruese, por të polarizuara
TIRANË- Delegacioni i OSBE-ODIHR ka publikuar raportin përfundimtar mbi zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri. Në raport thuhet se zgjedhjet ishin konkurruese, por u zhvilluan në një mjedis politik të polarizuar, pasi pjesëmarrësit nuk gëzonin kushte të barabarta. Raporti vlerëson se votimi nga jashtë, i prezantuar për herë të parë në këto zgjedhje, u u menaxhua mirë. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë dhe e organizuar mirë, megjithëse u regjistruan një numër incidentesh të frikësimit dhe nxitjes së votuesve. PJESE NGA RAPORTI Pas një ftese për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 dhe në përputhje me mandatin e saj, Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) krijoi një Mision Vëzhgimi Zgjedhor (MVZ) më 2 prill. Përplasja për Aeroportin e Vlorës/ Thirret në...