“Apartamenti”- Goditet rasti i prostitucionit në Tiranë, në pranga 3 persona

“Apartamenti”- Goditet rasti i prostitucionit në Tiranë, në pranga 3 persona

foto nga operacioni TIRANË- 3 persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.  Policia ka vënë në pranga shtetasit: -K. P., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”; -J. O., 20 vjeçe, dhe L. C., 27 vjeçe, shtetase kolumbiane, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi K. P. shfrytëzonte për prostitucion, 4 shtetaset kolumbiane. 2 prej tyre, shtetaset J. O. dhe L. C., kishin marrë me qira, një apartament në Rrugën e Barrikadave, për të banuar bashkë me 2 shtetaset e tjera, dhe e kishin përshtatur atë, për ushtrimin e prostitucionit. NJOFTIMI I POLICISË Finalizohet operacioni policor i koduar “Apartamenti”. Goditet një rast i shfrytëzimit të...