Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Ata punojnë në kushte ekstreme, marrin paga minimale, drejtuesit marrin miliona’/ Kreu i Sindikatës të naftëtarëve: Nuk do ndalemi, do luftojmë deri në fund!
Në ditën e 9-të të grevës së urisë në Marinzë/ Fier dhe pezullimit të punës, kreu i Sindikatës së Hidrokarbureve ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me situatën kritike që po përballen grevistët. Ai njofton se prej ditësh grevistët janë mbledhur në vendin e punës, ndërsa disa prej tyre kanë paraqitur probleme serioze shëndetësore për shkak të grevës. “Kemi qenë këtu prej 9 ditësh, dhe tre nga djemtë kanë pasur probleme me luhatje tensioni, ndërsa njëri është transportuar në spital,” tha kreu i Sindikatës. Ai shtoi se gjendja e grevistëve është përkeqësuar, por pavarësisht kësaj ata janë të vendosur të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre. LEXO EDHE: Marinzë/ Në ditën e 9-të të grevës së urisë, rëndohet shëndeti për 3 grevistë...