“Nëse qëndroj me të, ai do të më vrasë”/ Nëna e shqiptares në Kanada rrëfen momentet e fundit të 29-vjeçares, si nisi debati

“Nëse qëndroj me të, ai do të më vrasë”/ Nëna e shqiptares në Kanada rrëfen momentet e fundit të 29-vjeçares, si nisi debati

KANADA- 29-vjeçarja shqiptare Savannah Kulla, nënë e katër fëmijëve, u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj Anthony Deschepper në mes të një parkingu në Kanada. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën rreth orës 14:00, në parkingun pranë kryqëzimit të Airport Road dhe Qurrn Street East, ndërsa viktima u gjet e vdekur në vendgjarje.  Momentet e fundit të 29-vjeçares janë zbuluar nga nëna e saj, Karen Kulla, e cila rrëfeu se e bija kishte shkuar për të takuar ish-bashkëshortin e saj, 38-vjeçarin Anthony Deschepper. Ky i fundit kishte kërkuar të kalonte disa orë me vajzën e tyre 17-muajshe. Por si nisi debati? Nëna e viktimës ka rrëfyer se debati nisi për një çantë me pelena. Ajo kishte arritur të dëgjonte vetëm një pjesë të debatit dhe...