Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Makina e shkatërruar plotësisht anës rrugës, aksident pranë ish-Turizmit në Kukës, arratiset autori
Një aksident i rëndë është shënuar gjatë orëve të natës, në rrugën pranë ish-Turizmit të Ri në qytetin e Kukësit. Kalimtarë të rastësishëm kanë konstatuar një automjet të dëmtuar rëndë, i cili ishte përplasur me forcë nga mbrapa. Sipas të dhënave paraprake, mjeti ka qenë i parkuar në momentin e përplasjes, ndërsa goditja ka qenë aq e fuqishme sa e ka zhvendosur disa metra nga vendi fillestar, duke rrëzuar edhe një shtyllë ndriçimi në trotuar. Automjeti tjetër i përfshirë në aksident është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht nuk ka asnjë informacion për identitetin e drejtuesit apo mjetit. Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohet për të lënduar në njerëz.