Samiti i Procesit të Berlinit, Rama ndan fotot: Shqipëria pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama ndan fotot: Shqipëria pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal

Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë në Facebook disa momente nga Samiti i Procesit të Berlinit që u zhvillua në Londër, ku Shqipëria së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor morën pjesë. “Mirëmëngjes dhe me foto-albumin e ditës së djeshme në Londër, në Samitin e Procesit të Berlinit, ku Shqipëria ishte pjesë aktive e diskutimeve për bashkëpunimin rajonal, rritjen ekonomike, sigurinë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove. Procesi i Berlinit, i cili u iniciua nga qeveria gjermane në vitin 2014, është një platformë ndërkombëtare që bashkon qeveritë e të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me partnerë të tjerë evropianë. Qëllimi i tij është të rrisë bashkëpunimin rajonal, të mbështesë zhvillimin ekonomik...