Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mos e shaj se është me mua në tavolinë…, si krisi pistoleta me mulli. Të dy viktimat kanë 1 plumb pas shpine
Nga Elton Qyno/ Janë zbardhur detaje të reja nga masakra e ndodhur 24 orë më parë në një lokal në Manzë të Durrësit, ku dy persona të rinj, Flori Paluçi dhe Aranit Kurti, mbetën të vrarë. Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, të dy viktimat kanë gjetur vdekjen si pasojë e goditjes me armë zjarri. Si Aranit Kurti dhe Flori Paluçi kanë një plagë në trup, me drejtim hyrje pas shpine. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se në vendngjarje janë përdorur dy armë të kalibrave të ndryshëm, ndërsa vetëm njëra është arritur te gjendet në vendin e krimit Kjo armë është një pistoletë me mulli e prodhimit amerikan, dhe sipas pamjeve filmike është përdororur nga Flori Paluçi. Ndërkohë në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy fishe...