Analiza e DW: Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

Analiza e DW: Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

vladimir putin-donald trump SHBA-RUSI- Negociatat e planifikuara midis Donald Trump dhe Vladimir Putin për t'i dhënë fund agresionit të Rusisë kundër Ukrainës janë pezulluar për momentin. Vetë Presidenti i SHBA-së deklaroi se do të takohej me udhëheqësin e Kremlinit vetëm kur të dihet se mund të priten rezultate. Një samit i tillë duhet të jetë produktiv, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Bisedimet dhe raketat Kur një gazetar e pyeti se çfarë dinte për ndryshimin e planeve dhe nëse kjo do të ndikonte në qëndrimin e tij ndaj një dërgese të mundshme të raketave amerikane Tomahawk në Ukrainë, Trump u përgjigj: "Nuk dua një takim të humbur". Trump tha, se nuk donte të humbiste kohë nëse nuk dihet se çfarë do të ndodhte. "Nuk kemi marrë ende një...