Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Avokati shtyu seancën e kaluar, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën për lirimin e Metës
ilir meta TIRANË- Sot do të mbahet në GJKKO seanca e radhës për shqyrtimin e kërkesës së ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia. Seanca e mëparshme u shty pas kërkesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani, me pretendimin se në njoftimin zyrtar të gjykatës nuk ishte specifikuar emri i gjyqtares që do të shqyrtonte çështjen. Ndërsa, një ditë më parë, GJKKO rrëzoi kërkesën tjetër të ish-presidentit për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi “arrestin me burg”. Kreu i PL-së, Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, pasi akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik, ndërsa dosjen e kaloi për gjykim në fund të gushtit, e cila...