Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Starmer tallet me Ramën kur i kërkon të ndërtojnë hekurudhat, kryeministri britanik i kërkon homologut shqiptar…
Samiti i Ballkanit Perëndimor që u zhvillua dje në Londër mori një kthesë humoristike kur kryeministri britanik, Keir Starmer iu përgjigj me ironi kërkesës së homologut shqiptar, Edi Rama për ndërtimin e hekurudhave në Shqipëri. Në një bisedë që nisi seriozisht për investime infrastrukturore, Starmer u shpreh me shaka: “Do ta pranonim menjëherë, nëse ju na jepni 10 miliardë euro për t’i ndërtuar vetë!” Deklarata e tij shkaktoi të qeshura në sallë, por edhe reagime të ndryshme në mediat britanike dhe ato të rajonit. Rama kishte propozuar që Britania të investojë në infrastrukturën hekurudhore të Shqipërisë si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme për krijimin e “qendrave të kthimit të emigrantëve”. Starmer theksoi se Britania po kërkon zgjidhje konkrete për uljen e emigracionit të paligjshëm...