Forcimi i sistemit të inspektimit të punës, Inspektorati i Punës bashkëpunim me Austrinë

Forcimi i sistemit të inspektimit të punës, Inspektorati i Punës bashkëpunim me Austrinë

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore mirëpriti një delegacion të lartë nga Austria, në kuadër të një vizite treditore që synon shkëmbimin e eksperiencave dhe mbështetjen teknike për forcimin e sistemit të inspektimit të punës në Shqipëri. Delegacioni austriak, i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë Federale për Punën, Çështjet Sociale, Shëndetin dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Inspektoratit të Punës dhe Ndërtimit, si dhe Policisë Financiare të Austrisë, u fokusua në temat kyçe të zbatimit dhe transpozimit të direktivave europiane për sigurinë dhe shëndetin në punë, strategjinë kombëtare për periudhën 2025-2030, përdorimin e teknologjisë dhe sistemit MIRA për planifikimin e inspektimeve bazuar në rrezikun, si dhe masat për luftën kundër ekonomisë informale. Palët diskutuan praktikat më të mira dhe sfidat aktuale, ndërkohë që u organizuan inspektime...