Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PD ‘kopjon’ PS/ Mban sot takimin për të trajnuar deputetët e rinj, leksione nga Berisha
Partia Demokratike do të nisë sot të trajnojë deputetët e rinj të saj, duke kopjuar strategjinë e ndjekur nga socialistët nëpërmjet Akademisë Politike të PS. Takimi nis në orën 10:00, ku do të flasë Sali Berisha, shefi i zyrës së Konrad Adenauer (KAS) në Tiranë Thomas Kunze dhe kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi. Deputetë për herë të parë nga PD janë: Gjin Gjoni, Arjan Ndoja, Manjola Luku, Artan Luku, Kliti Hoti, Zija Ismaili, Denisa Vata, Bledi Himçi, Klodiana Çapja, Ivi Kaso, Fidel Kreka dhe Besart Xhaferi. Ky i fundit, me deklaratat që ka bërë, ka shprehur një qëndrim kritik ndaj Berishës pasi tha se nëse nuk arrin që të vërtetëtojë akuzën për farsë elektorale më 11 maj, pas së cilës është kapur për të justifikuar humbjen e thellë që pësoi,...