Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
SHBA-ja godet me sanksione kompanitë ruse të naftës, BE-ja miraton pakon e re
Bota E Enjte, 23 Tetor 2025 09:12 Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën vonë sanksione të reja që në shënjestër kanë dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse – Rosneft dhe Lukoil – në përpjekje për t’i bërë trysni Moskës të ulet për të biseduar për arritjen e një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë. Ky vendim erdhi pak pasi BE-ja e miratoi të paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Moskës, të mërkurën, për luftën e saj kundër Ukrainës, e cila përfshin edhe ndalimin e importeve të gazit të lëngshëm natyral të Rusisë (LNG). Masat e Trumpit pasuan gjithashtu vendimin e Britanisë javën e kaluar për t’i sanksionuar Rosneftin dhe Lukoilin. “Sa herë që flas me [presidentin rus] Vladimirin, kemi biseda të mira, por ato...