Buxheti/ Qeveria Rama ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë, i rrit për Ballukun

Buxheti/ Qeveria Rama ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë, i rrit për Ballukun

Qeveria e Shqipërisë ndryshoi për të treten herë ketë vit buxhetin e shtetit, duke reduktuar më tej fondet për arsimin dhe shëndetësinë dhe duke rritur ato për infrastrukturën. Sipas tabelave që shoqërojnë ndryshimet, fondet për Ministrinë e Arsimit u shkurtuan me rreth 851 milionë lekë ose 1% më pak krahasuar me qershorin. Në raport me buxhetin fillestar 2025, fondet për Ministrinë e Arsimit u shkurtuan me 1 miliard lekë, rreth 10 milionë euro ose 1.6%. Kjo rënie vjen në një kohë kur sistemi arsimor përballet me nevoja të mëdha për investime në mjedise mësimore, staf dhe programe të reja studimore, ndërsa kërkesa për arsim cilësor po rritet. Edhe Ministria e Shëndetësisë ka shënuar një ulje të fondeve, ndonëse më të lehtë. Ndryshimet e fundit reduktuan...