Një vit pas zgjerimit të listës, bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme

Një vit pas zgjerimit të listës, bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme

Rreth gati 1 vit pas hyrjes në fuqi të zgjerimit të listës së barnave të rimbursueshme me rreth 50 medikamente të reja, rezulton se për janar -gusht numri i përfituesve është pakësuar. Sipas të dhënave të raportit “Për monitorimin e treguesve të Ministrisë së Shëndetësisë” për muajt janar-gusht 2025 nga lista e barnave të rimbursueshme kanë përfituar 358,178 pacientë kundrejt 400,000 të parashikuar, me një kosto prej 6,226 lekë/pacientë. Krahasuar me numrin e përfituesve të barnave të rimbursueshme për janar-gusht 2024 numri i tyre ka pësuar rënie me rreth 3,320 pacientë apo rreth 1% më pak. Për rimbursimin e barnave të listës gjatë muajve janar-gusht 2025 është shpenzuar (paguar) rreth 7,9 mld lekë , ose rreth 64% e planit vjetor prej 12,6 mld lekë. Teksa...