Inside Story/ Ekskluzive, “Vija e kuqe” nga Lalzi në Rodon, si u grabitën pronat e banorëve

Inside Story/ Ekskluzive, “Vija e kuqe” nga Lalzi në Rodon, si u grabitën pronat e banorëve

Problemet e bëra me dije përmes emailit të brendshëm në kadastrën e Durrësit, janë vënë në dukje në një praktikë ankimore të vitit 2022 përmes Zyrës Antikorrupsion nga familja Mesiti. Shtetasi Ndue Mesiti, nuk arriti të marrë certifikatë për pronën duke marrë përgjigje se parcelat ishin regjistruar nga përfitues të tjerë. Hetimi administrativ zbuloi dy parcela në Bizë. E para 29 mijë metra në emër të Hamdi Hoxha, Hamide Ibrahimi, Nadire Kërtusha, Xhemile Hasa, dhe Drita Hamitaj. Një pronë e cila ishte në kalvarin e gjyqeve dhe kishte “Masë Sigurimi të kërkesë Padisë”. Pasuria tjetër objekt i hetimit administrativ me sipërfaqe 15.340 metra ishte në emrat e Renata Ashta dhe Alban Mollaymeri. Vendimi i Gjykatës Apelit, kishte caktuar për pronat në favor të shtetasit Ndue...