Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Inside Story/ Kush e vrau gjyqtarin Skerdilajd Konomi? Ja çfarë zbulohet në dosjen e tjetërsimeve të tokave në Lalz
Së bashku me një zyrtar tjetër të identifikuar si Leo, punonjësi i ZRPP me emrin Mozi mendohet se është një prej emrave kyç në gjithë skemën masive të falsifikimeve. Madje, ai del zbuluar teksa ka futur duart edhe në arkivin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive Vendore Tiranë. Aty, janë interesuar për zhvatjen e mijëra hektarëve tokë me vlerë qindra milionë euro në Hamallaj, Rrushkull, Bizë, Kepin e Rodonit dhe zona të tjera. Bashkëpunëtori i tyre, ka zhdukur regjistrat e pronave të vitit 1932, duke i nxjerrë nga arkiva, pa i kthyer më pas. “Konkludohet se në faqet e fundit të radhorit nr.4 të vitit 1932, të Qarkut Durrës, janë bërë ndërhyrje të paligjshme dhe janë regjistruar Nota Transkriptimi të cilat ose kanë tjetërsuar pasuri,...