Inside Story/ Ekskluzive, zbulohet emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës: Në arkiv veprojnë njerëz të huaj, alarm për pronat

Inside Story/ Ekskluzive, zbulohet emaili i brendshëm i Kadastrës Durrës: Në arkiv veprojnë njerëz të huaj, alarm për pronat

Situata alarmante në zyrat e institucionit u konfirmua edhe disa vite më pas. Inside Story, ka siguruar ekskluzivisht një komunikim me email mes një zyrtari vendor të Kadastrës në Durrës me eprorët në Drejtorinë e Përgjithshme në 30 Janar të vitit 2023. Aty, kërkon ndërhyrje të menjëhershme për të shmangur abuzimet e shumta në dokumentacion. “Për të shmangur përsëritjen e situatës së shkatërrimit të dokumentacionit me ose pa dashje, kërkohet ndërhyrja e menjëhershme juaja në mbrojtje të materialeve të rëndësisë së veçantë që kanë të bëjnë me pronat e qytetarëve të Durrësit”, thuhet në emailin e brendshëm të Kadastrës Durrës për eprorët në vitin 2023. Emaili që zbulon skandalin në zyrat e shtetit, kishte pasuar një hetim administrativ për një parcelë toke të tjetërsuar. “Sjell...