Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
I dënuari për krime lufte në Kosovë varroset me nderime të larta shtetërore në Serbi
I dënuari për krime lufte në Kosovë, Nebojsha Pavkoviq, u varros më 22 tetor në Rrugën e Qytetarëve Meritorë në Beograd, me nderime të larta ushtarake. Në varrim, përveç komandës së lartë ushtarake, morën pjesë ministrat e Qeverisë së Serbisë, përfaqësuesja e presidentit të Serbisë, disa të dënuar të Gjykatës së Hagës dhe veteranë të njësive ushtarake. “Varrimi i Nebojsha Pavkoviqit në këtë vend përbën një mohimi të hapur të fakteve të vendosura nga gjykata dhe një përbuzje ndaj viktimave”, vlerësoi Fondi për të Drejtën Humanitare, një organizatë joqeveritare. Pavkoviq, si komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, u dënua nga Tribunali i Hagës me 22 vjet burg për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999. Ai e vuajti dënimin në një...