Meloni: Njohim Palestinën vetëm nëse Hamasi çarmatoset

Meloni: Njohim Palestinën vetëm nëse Hamasi çarmatoset

Bota E Mërkurë, 22 Tetor 2025 21:38 Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni thotë se për paqen në Lindjen e Mesme, Hamasi duhet të pranojë se nuk do të ketë asnjë rol në qeverisjen kalimtare dhe në shtetin e ardhshëm palestinez. Po ashtu Meloni shton se Hamasi duhet të çarmatoset për të parandaluar që të vazhdojë të përbëjë një kërcënim për stabilitetin rajonal. ”Këto janë parakushtet e nevojshme për njohjen e Shtetit të Palestinës nga Italia edhe nga ky Parlament. Qeveria është e gatshme të veprojë në përputhje me rrethanat sapo të përmbushen këto kushte. Marrëveshja e fundit mbi planin njëzet pikësh të paraqitur nga presidenti Donald Trump dhe të nënshkruar në Sharm el-Sheikh mbi krizën e Lindjes së Mesme përfaqësoi një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv dhe...