Big Brother Kosova Vip 4, Olsa ndan detaje nga shtëpia

Big Brother Kosova Vip 4, Olsa ndan detaje nga shtëpia

Showbiz E Mërkurë, 22 Tetor 2025 21:54 Olsa Muhameti, producentja e ”Big Brother VIP Kosova”, ka ndezur rrjetin duke konfirmuar se përgatitjet për sezonin e katërt tashmë janë pothuajse në përfundim. Në postimin e saj, Olsa ka ndarë një foto shoqëruar me mbishkrimin: ”Ohhh mezi po presim dhe ne, mos mendoni vetëm ju. BBVK 4 loading”. Kjo duke lënë të kuptohet se projekti më i madh televiziv në Kosovë po afrohet me shpejtësi. Ky reagim ka mjaftuar që fansat e spektaklit të shpërthejnë me entuziazëm në rrjete sociale. Ndjekësit e programit shprehin padurimin për të zbuluar datën e nisjes dhe emrat e banorëve të rinj që do të hyjnë në shtëpi. Screenshot