“Ngjarje shokuese në Francë, 45-vjeçarja mbahet e mbyllur në garazh për pesë vjet nga një çift

“Ngjarje shokuese në Francë, 45-vjeçarja mbahet e mbyllur në garazh për pesë vjet nga një çift

Një hetim penal ka nisur në Nantes të Francës, pasi një grua raportoi se ishte mbajtur e mbyllur për pesë vjet në garazhin e një shtëpie në një fshat pranë Saint-Molf, në departamentin Loire-Atlantique. Sipas prokurorisë, autoritetet kanë vënë nën akuzë një burrë 82-vjeçar dhe një grua 60-vjeçare. Viktima, një grua 45-vjeçare, po trajtohet aktualisht për hipotermi, ka konfirmuar ai për median franceze Ouest-France. Sipas hetimeve, gruaja u detyrua të jetonte në kopsht ose në garazhin e shtëpisë për rreth pesë vjet, ndërsa çifti banonte brenda. Burri ndodhet nën mbikëqyrje gjyqësore, ndërsa gruaja e tij është në paraburgim. Ngjarja doli në dritë më 14 tetor, kur viktima arriti të largohej nga shtëpia, duke përfituar nga një moment kur i moshuari po shikonte televizor. Ajo shkoi...