Skandal me subvencionet e BE për fermerët në Greqi, 37 të arrestuar

Skandal me subvencionet e BE për fermerët në Greqi, 37 të arrestuar

37 persona janë arrestuar në Greqi në kuadër të një hetimi të gjerë për një nga skandalet më të mëdha të përvetësimit të fondeve bujqësore të Bashkimit Evropian, me vlerë miliona euro. Operacionet e policisë u zhvilluan në Athinë, Selanik, Janinë dhe Kretë, pas hetimeve të përbashkëta të agjencisë evropiane kundër mashtrimit OLAF dhe Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO). Sipas hetuesve, të dyshuarit kishin përfituar subvencione duke deklaruar toka bujqësore të rreme përfshirë zona arkeologjike, aeroporte ushtarake dhe madje edhe pjesë të malit Olimp. Këto fonde ishin destinuar për fermerët e vërtetë, por u përvetësuan për qëllime personale. Gjatë hetimeve, janë identifikuar 324 përfitues të rremë, ndërsa dëmi i shkaktuar për buxhetin e BE-së llogaritet mbi 19.6 milionë euro. Në total, 125 persona janë...