Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shqipëria e vitit 1921, ekspozita me fotot e rralla të antropologut zviceran Eugene Pittard
Antropologu zviceran Eugene Pittard erdhi Shqipërinë në vitin 1920, ku vizitoi dhjetëra qytete dhe fshatra, për të bërë një studim antropologjik. Ndërsa me lenten e aparatit, realizoi shkrepje të rralla që prekën nga afër jetën e përditshme të shqiptarëve. Kurator i ekspozitës, Elton Koritari thotë: “Ne shohim si realisht ka qenë jeta përpara një shekulli, pasi Pittard fotografonte jetën siç ishte, pra nuk vinte njeri në pozë. Nga ana tjetër kanë një vlerë sociale, ka kërkuar të reflektojë anën sociale të shoqërisë, problematikat e asaj kohe, që në fakt janë edhe problemet e shoqërisë së sotme”. Pittard nuk inskenonte asnjë çast, nuk i kërkonte askund të pozonte, ndaj personazhet e tij janë tërësisht të vërtetë. Janë ruajtur rreth 300 fotografi të tilla, shumica prej të...