Kurti në Londër: Sulmi në Banjskë s’mund të harrohet, drejtësia nuk ka ardhur

Kurti në Londër: Sulmi në Banjskë s’mund të harrohet, drejtësia nuk ka ardhur

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në Samitin e Londrës, paralajmëroi se Kosova përballet ende me kërcënime serioze ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial. Duke iu referuar sulmit të armatosur në Banjskë, Kurti tha se akti terrorist nuk mund të injorohet dhe kërkoi drejtësi për ngjarjen. “Milan Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë, por drejtësia ende nuk është vënë në vend. Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara,” u shpreh ai. Kurti theksoi gjithashtu përpjekjet e Kosovës për të forcuar institucionet demokratike dhe luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se sfidat për destabilizim nuk kanë pushuar....