Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rezoluta më e ashpër për Serbinë/ PE dënoi fuqishëm polarizimin politik, qasjen pro-ruse dhe shtypjen shtetërore
Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë të mërkurën, duke dënuar fuqishëm polarizimin politik dhe shtypjen shtetërore të vazhdueshme në Serbi, një vit pas aksidentit tragjik në Novi Sad. Rezoluta po vlerësohet më e ashpra ndonjëherë, që Parlamenti Evropian ka miratuar për Serbinë. Në rezolutë, eurodeputetët kërkojnë procedura ligjore transparente dhe gjithëpërfshirëse për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për shembjen e strehës në stacionin hekurudhor në Novi Sad. Në shembjen e strehës vdiqën 16 persona, ndërsa pasuan më pas protesta masive studentore e qytetare. Parlamenti Evropian bëri thirrje për llogaridhënie dhe reforma demokratike në Serbi. Në rezolutë eurodeputetët thonë se janë thellësisht të shqetësuar për klimën e tensionuar dhe polarizuese të nxitur nga gjuha e urrejtjes, propaganda anti-BE dhe pro-ruse, dhe fushatat e shpifjes të përhapura nga mediat e kontrolluara nga qeveria...