Dyshohet se janë kancerogjene, ky vend shqyrton ndalimin e përdorimit të dezinfektantëve të duarve me bazë alkooli

Dyshohet se janë kancerogjene, ky vend shqyrton ndalimin e përdorimit të dezinfektantëve të duarve me bazë alkooli

Bashkimi Evropian po shqyrton seriozisht mundësinë për të klasifikuar etanolin si një substancë e rrezikshme, e cila mund të rrisë rrezikun për kancer dhe komplikacione gjatë shtatzënisë, një lëvizje që mund të çojë praktikisht në ndalimin e shumë dezinfektuesve të duarve dhe detergjentëve, veçanërisht atyre që përdoren në spitale, sipas Financial Times. Prej viteve ’90, pastruesit me bazë alkooli janë miratuar si të sigurt brenda BE-së dhe janë pjesë e listës së barnave esenciale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Megjithatë, një rekomandim i brendshëm i datës 10 tetor nga një grup pune i Agjencisë Evropiane të Kimikateve (ECHA) ka përcaktuar etanolin si substancë që mund të ketë efekte kancerogjene dhe që duhet zëvendësuar në produktet e pastrimit dhe përdorimet e tjera biocide. Komiteti i...