Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vjedhje si skenar filmi/ Pse ishte vetëm një kamera e jashtme në Muzeun e Luvrit… dhe pse pikërisht filmonte anën e gabuar?
Disa nga senatorët në seancën dëgjimore në lidhje me vjedhjen spektakolare në muze, kanë shprehur mosbesimin e tyre ndaj sigurisë së kufizuar dhe të vjetëruar në Luvër. Pse kishte vetëm një kamerë në murin e jashtëm përballë lumit, dhe pse fokusonte drejtimin e gabuar? Ai dështim i vetëm bëri që kamioni që transportonte bandën e hajdutëve dhe shkallën e tyre mekanike të mos dallohej fare kur mbërriti rrëzë Galerisë së Apollonit. “Ekziston një dobësi në Luvër dhe unë e pranoj plotësisht”, u tha Laurence des Cars senatorëve. “Ne kemi një dobësi në mbulimin tonë perimetrik”, shtoi më tej drejtoresha e Luvrit. Përpara se të merrte postin në vitin 2021, ajo madje thotë se nuk ishte marrë asnjë vendim për të instaluar kamera të jashtme. Askush...