Reagon autori i zjarrit përpara parlamentit serb: Më shqetësonin tendat, doja ta shkatërroja kampin

Reagon autori i zjarrit përpara parlamentit serb: Më shqetësonin tendat, doja ta shkatërroja kampin

Personi që qëlloi me armë dhe i vuri zjarr tendave përpara Parlamentit në Serbi është një 70-vjeçar, i cili rezulton të ketë qenë punonjës i shërbimeve shtetërore të inteligjencës, sipas mediave serbe.Sipas deklaratave të tij pas arrestimit, ai ishte i shqetësuar nga tendat e vendosura nga të rinjtë që mbështesin presidentin Vuçiç dhe për këtë shkak kishte vendosur t’i shkatërronte. Fillimisht qëlloi tre herë në ajër dhe më pas i vuri flakën çadrave të ngritura në bulevardin përballë parlamentit. Ngjarja përfundoi shpejt, pasi autori u dorëzua pa rezistencë, ndërsa zjarri u netutralizuar nga shërbimet zjarrfikëse.Një zëdhënës i policisë deklaroi se në dëshminë e parë, autori tha se “e shqetësonte kampi i ngritur në qendër të qytetit dhe donte ta zhdukte”. Gjatë incidentit, autori plagosi një...