Rritje e rasteve me grip për shkak të motit të ftohtë – Mjekët këshillojnë kujdes dhe trajtim natyral për kollën

Rritje e rasteve me grip për shkak të motit të ftohtë – Mjekët këshillojnë kujdes dhe trajtim natyral për kollën

Temperaturat e ulëta dhe përhapja e virozave kanë sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Moti i ftohtë po ndikon ndjeshëm në shëndetin e qytetarëve, duke shtuar rastet me grip dhe probleme respiratore. Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Ata këshillojnë që qytetarët të ushqehen shëndetshëm, të konsumojnë sa më shumë lëngje, çajra të ngrohtë dhe të vishen trashë për të shmangur ekspozimin ndaj të ftohtit. Për të lehtësuar kollën – një nga simptomat më të shpeshta dhe më të bezdisshme të virozave – mjekët alternativë dhe specialistët e mjekësisë popullore rekomandojnë edhe trajtimin natyral me një shurup të përgatitur në shtëpi,...