Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rishikim i buxhetit, më shumë para se planifikimi/ Performojnë mirë Tatimet dhe Doganat, fonde ministrive të reja
Aktit normativ për ndryshimin e buxhetit 2025 i shtohen 12.1 miliardë lekë të ardhura dhe 5.7 miliardë lekë shpenzime. Sipas ekonomistit, Mateo Spaho, rritja lidhet me sektorin e turizmit si dhe ecurinë pozitive të administratës doganore dhe tatimore. “Kjo shtesë është një shtesë inteligjente, sepse nuk është një shtesë me 12 miliardë lekë, sa janë rritjet e të ardhurave, por është gjysma, gjë që do të thotë se shteti shqiptar po mendon për të ulur edhe më tej borxhin publik. Kërkon t’i japë hapësira vetes që të ketë mundësi të zgjerojë borxhin në momente më të vështira”, tha ekonomisti. Ndryshimet në buxhet parashikojnë 7.6 miliardë lekë shtesë për bonusin dhe rritjen e fondeve për pensionistët. “Bonusi tregon që situata në buxhetin e shtetit është relativisht e mirë, por është e...