Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Autobusi me pasagjerë përplaset me murin e një shkolle në Hungari, disa të lënduar
Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në Szolnok të Hungarisë. Sipas mediave të huaja, një autobus u përplas me murin e një shkolle. Si pasojë, përplasja shkaktoi shembjen e murit, shkatërrimin e plotë të pjesës së përparme të autobusit dhe lëndimin e shumë njerëzve, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike, shkruajnë mediat e huaja. Autobusi u përplas me murin e shkollës, por, për fat të mirë, nuk shkaktoi lëndime brenda klasës sepse nuk kishte mësim në kohën e aksidentit. Pas kësaj, një turmë e madhe prindërish, nxënësish, mësuesish dhe banorësh vendas të shqetësuar u mblodhën në vendngjarje. Policisë iu desh të shpërndante një pjesë të turmës për të shmangur ndërprerjen e operacioneve të shpëtimit. Ndërkohë, sipas raportimeve, shumica e atyre që ishin...