Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dhjetra britanikë humbën jetën nga pijet me përmbajte metanoli
Dhjetra britanikë kanë humbur jetën pas konsumimit të pijeve alkoolike të kontaminuara me metanol, një kimikat shumë toksik që nuk është për konsum njerëzor, raporton BBC. Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka përditësuar listën e vendeve që paraqesin rrezik, duke përfshirë Tajlandën, Laosin, Vietnamin, Kamboxhian, Indonezinë, Turqinë, Kosta Rikën dhe Fixhin. Paralajmërimet vijnë pas disa incidenteve fatale, përfshirë vdekjen e turistëve britanikë në Laos vitin e kaluar. Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve të jenë të kujdesshëm ndaj simptomave të helmimit nga metanoli, të tilla si shikimi i turbullt, konfuzioni, të përziera, të vjella dhe marramendje, të cilat mund të çojnë deri në humbje të jetës. Metanoli është një kimikat industrial që përdoret për larjen e xhamave dhe nuk duhet të konsumohet. Megjithatë, disa...